Dje në ora 17:30 në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë të stacionit policor Gazi Babë, kanë arrestuar Z.S.(50) nga fshati Trubarevë, Shkup. Ai me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për vuajtje të dënimit me paraburgim, në lidhje me hetimin për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje”, e dënueshme nga neni 237 paragrafi 4 i Kodit Penal. Personi do të dërgohet burg për vuajtjen e masës së paraburgimit.