Arrestohet 41-vjeçari nga Banjica e Gostivarit, gjatë kontrollit i gjendet heroinë

Më datë 03.01.2024 rreth orës 23:35 në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar 41-vjeçarin O.B. nga ky fshat për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës.Pa Censurë