Arrestohet 40 vjeçari nga Tetova, ja arsyeja …

Mbrëmë (9-mars) rreth orës 20 e 20 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pjestarët e policisë nga Sektori i punëve të brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria 46-vjeçarin M.Z. nga Reçica e Vogël dhe 40-vjeçarin R.Z. nga Ladorishta e Strugës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marijuanë.

Dy personat në fjalë, janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate.