Arr*estohet 38 vjeçari nga Gostivari

Policët e SPB- Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar sot (9 mars) rreth orës 17:20, në rrugën “Svetozar Pepovski” në Gostivar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, kanë arr*estuar 38-vjeçarin E.M. nga Gostivari, për shkak të dyshimit për përfshirje në rastin e 15 dhjetorit të vitit të kaluar, kur në pikën e pagesës rrugore Gllumovë është kapur një automjet mallrash me 100 kilogramë marijuanë. E.M. për një kohë ishte në arrati jashtë vendit tonë, ndërsa sot pasdite do të dërgohet në Burgun e “Shkupit” për mbajtjen e masës së paraburgimit 30 ditor.