Një 35-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi gjatë intervenimit të policisë, ndaj tyre ka reaguar në mënyrë agresive.
Policët kishin intervenuar pasi 35-vjeçari ishte denoncuar se ka rrahur nënën e tij.
“Më 07.09.2021 në ora 13.50 në Tetovë nga policët e Sekorit të Punëve të Brendshme është arrestuar B.B.(35) nga fshati Poroj të Tetovës për shkak se në mënyrë agresive është sjellë ndaj policëve të cilët kanë vepruar ndaj denoncimit paraprak se fizikisht ka sulmuar nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme,