Punonjësit policorë të Gostivarit, të mërkurën rreth orës 11:40 e kanë arrestuar 35 vjeçarin A.S. nga Gostivari, i cili pak më parë ishte raportuar nga një 54 vjeçare banore e në fshati të Gostivarit, se e kishte sulmuar fizikisht në një objekt banesor në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe A.S. do të përballet me një parashtresë përkatëse.