Arr*estohet 34 vjeçari nga Gostivari


Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 34 vjeçarin M.J. nga Llakavica e Gostivarit, i cili akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike në një objekt hotelierik.

“Mbrëmë rreth orës 21:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë ndaluar 34-vjeçarin M.J. nga Llakavica e Gostivarit, i cili paraprakisht ka prishur rendin dhe qetësinë publike në një objekt hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.