Arr*estohet 34 vjeçari, i konfiskohen mbi 27 kg mar*ihuanë (FOTO)


Një person u arr*estua sot në Prishtinë, ndërsa u konfiskuan 27 kg e 600 gramë mar*ihuanë. Policia bëri të ditur se u sekuestrua edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinarë (monedha serbe).

“Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore. Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë mar*ihuanë. Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.”, bëri të ditur tutje Policia. Po ashtu, u kontrollua shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri, Graqanicë), por nuk u gjet asgjë e dyshuar.