Arrestohet 33 vjeçari nga Kavadari

Mbrëmë (07-dhjetor) rreth orës 01:50, në Negotinë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar 33-vjeçarin H.V. nga Kavadari, i cili paraprakisht ka sekuestruar në mënyrë të kundërligjshme automjetin “Ford Escort” me targa regjistrimi të Gostivarit, në pronësi të A.S. (44) nga Gostivari, i cili paraprakisht ka denoncuar në SPB Tetovë, konfiskimin e automjetit. H.V. është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe automjeti i është kthyer menjëherë pronarit.