Punonjësit policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (05-maj) rreth orës 20:45, në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, kanë arrestuar 32-vjeçarin I.J. nga Gostivari, i cili kishte prishur rendin dhe qetësinë publike, derisa kanë qenë duke ndërmarrë veprime zyrtare.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.