Arre*stohet 32 vjeçari në Spitalin e Tetovës

ilustrim

Pjestarët e policisë të SPB- Tetovë, dje (05-shkurt) rreth orës 10:20, në afërsi të Spitalit klinik të Tetovës, kanë privuar nga liria personin K.I. (32) nga Tetova, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka tentuar të sulmojë fizikisht njërin prej tyre duke ndërmarrë veprimet zyrtare.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.