Arr*estohet 31 vjeçari nga Velesi, ja për çka akuzohet

 Në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë, mbrëmë rreth orës 22:20, nëpunës policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.Z.(31) nga Velesi, pasi në automjetin e tij të pasagjerëve “Pezho” me targa të regjistrimit të Shkupit, u gjetën nëntë migrantë nga India.

Nga MPB-ja informojnë se ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.