“Mbrëmjen e djeshme (12-prill) rreth orës 23:00, në një parkingun e një kompanie në fshatin Poroj të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësiti për tregti të palejuar me dr*ogë dhe ar*më të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin A.B. nga Poroji, gjatë kontrollit në veturën e tij “Hammer” me targa të Tetovës të cilën ai e ka drejtuar janë gjetur 100 pako me madhësi të ndryshme ko*kainë dhe 9 pako mari*juhanë, dy peshore digjitale dhe dy telefona celularë, dhe gjatë kontrollit ka treguar sjellje agresive ndaj policëve dhe të njëjtit i kishte su*lmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe vetura e tij është kon*fiskua me vërtetim ekzaminimi, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.