Arr*estohet 30 vjeçari nga Shkupi, ja për çka akuzohet

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:15 minuta ka privuar nga liria personin M.M. 30 vjeç.

“Në rrugën Xhon Kenedi në Shkup, mbrëmë rreth orës 22:15 minuta policia ka tentuar të ndaloj një makinë të tipit Audi A3 me targa të Shkupit, por vozitësi nuk i është bindur urdhrit të policisë por ka tentuar të arratiset, madje gjatë këtij tentimi ai ka goditur dhe veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dhe dëme materiale. Megjithatë pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të makinës janë gjetur disa pako me kokainë dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe në koordinim me Prokurorinë Publike-Shkup, ndaj tij do të ngritët kallëzim adekuat.