Arr*estohet 30 vjeçari nga Reçica e Madhe e Tetovës

Dje mbrëma (11-tetor) rreth orës 22:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në Pallçisht të Epërm të Tetovës, kanë privuar nga liria personin F.S. (30) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, në të cilin ka qenë si bashkëudhëtarë, i është gjetur mari*huanë. Pas dokumentimit të çështjes ndaj F.S. do të vijojë një parashtresë përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal.