Në rrugën Kumanovë-Shkup dje pasdite policia ka arr estuar një 30 vjeçar nga Haraçina e Shkupit, i cili është kapur duke trafikuar emigrantë.
“Rreth orës 15:00 në rrugën Kumanovë-Shkup, policia ka privuar nga liria A.K. (30) nga Haraçina e Shkupit.
Gjatë kontrollit të makinës së tij të tipit “Audi” me targa të Shkupit janë kapur 4 emigrantë nga Bangladeshi”, njoftojnë nga MPB.