Arr*estohet 28 vjeçari nga Odri i Tetovës, ja për çka akuzohet

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 28 vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës.

“Mbrëmë (23-shtator), gjysmë ore pas mesnate, në Tearcë të Tetovës, pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer është gjetur kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk