Mbrëmë (23-janar) rreth orës 01:20, në rrugën lokale Pirok-Rakovec të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 27-vjeçarin B.I. nga Piroku i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Opel Vectra” me targa regjistrimi sllovene, të cilën e kishte drejtuar dhe në të cilën ishin pasagjerë edhe dy persona të tjerë nga i njëjti fshat, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.