Një shqiptar u arrestuar në Cueres të Italisë mbrëmjen e së martës. 25 vjeçari u arrestua pasi u kap duke grabitur një shtëpi.
I riu në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar, kanë grabitur një të moshuar në Itali. Sipas mediave italiane, shqiptari zotëronte dy pasaporta, njëra prej të cilave false.
25 vjeçari duke përdorur një thikë kuzhine ka kërcënuar të moshuarën e cila gjithashtu ishte shtetase e huaj, duke i kërkuar kësaj të fundit të gjitha paratë që kishte në banesë. E moshuara u ka dorëzuar të gjitha paratë që kishte në shtëpi, një shumë rreth 20 mijë eurosh dhe më pas është mbyllur në dollapin e rrobave nga grabitësit.