Arrestohet 25-vjeçari nga Kumanova, i publikoi fotot eksplicite në rrjetet sociale ish gruas së tij


Seksioni për Krime Kompjuterike dhe Seksioni për Krime të Përgjithshme pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë kanë ngritur dy kallëzime penale kundër L.A.(25) nga Kumanova, për dyshime për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “sulm seksual dhe përdhunim”. Ai kishte krijuar një profil në rrjetet sociale me një emër të rremë dhe kishte publikuar përmbajtje eksplicite nga ish-bashkëshortja e tij.

Gjatë marrjes së masave dhe analizës së rastit, u zbulua se ai kishte kryer edhe një përdhunim ndaj ish-bashkëshortes së tij, pas çka u gjet dhe u arrestua.