Arrestohet 21 vjeçari nga Grupçini, ja për çfarë arsye

Mbrëmë (18-nëntor) rreth orës 23 e 15 minuta, zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, kanë arrestuar personin A.Sh. (21) nga Grupçini i Tetovës, pronar i një objekti hotelierik pa firmë,

i vendosur në anën e djathtë të rrugës rajonale Tetovë-Shkup, në fshatin Grupçin, i cili ka qenë i hapur pas kohës së lejuar dhe në lokal kanë qëndruar 9 persona (mysafirë).

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes ku edhe do të përgatitet parashtresë adekuate, kurse objekti i tij është mbyll dhe vulos nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.