Dje rreth orës 15:40 pasdite, në Leshnicë të Poshtme të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë pr*ivuar nga liria 20-vjeçarin G.S nga Zhelina e Tetovës, i cili me veturën “Cherokee” pa targa ka qenë duke transportuar dru zjarri pa dokumentacionin e nevojshëm për prerje legale. I njëjti është ndaluar në Njësinë e Policisë Grupçin, kurse automjeti i ngarkuar me dru është ko*nfiskuar me vërtetim dhe do t’i dorëzohen Policisë Pyjore për procedime të mëtejshme.