Dje (19-shtator) rreth orës 23.00 zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin F.A. nga Bogovina e Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Ford Focus” me shenjat e regjistrimit të Tetovës që ai e drejtonte është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. F.A. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.