Arr*estohet 15 vjeçari që dyshohet se kreu vr*asjen sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arr*estuar një person në lidhje me vr*asjen që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Personi i dyshuar është 15 vjecar e i njëjti është dorëzuar në polici dhe ndaj tij është shqiptuar masa e arr*estit.
Kjo është komunikata e plotë në lidhje me rastin:

Informatë shtesë:
Pas një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vr*asjen që ka ndodhë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç, është dorzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arr*estit policor.

Personit të dyshuar i është sekuestruar një ar*më e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.

Vr*itet një person në Prishtinë
Prishtinë, 01 mars 2022 – Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare,dyshohet se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vd*ekja e tij.
Vd*ekjen e vi*ktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.