Arrestohen tre princër në Arabinë Saudite, mes tyre vëllai i Mbretit

Arabia Saudite ka arrestuar tre princa një ditë më parë. Lajmi u dha nga Wall Street Journal, e cila e konsideroi këtë si hapin e fundit në drejtim të konsolidimit të pushtetit të princit të kurorës Muhamed Bin Salman, djali i mbretit aktual.
Të arrestuar janë Ahmed bin Abdulaziz, ish-princi i kurorës dhe vëllai i mbretit aktual, Muhamed bin Nayef, dhe princi Nawaf bin Nayef.

Të tre ata janë akuzuar për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe nëse dënohen me këto akuza mund të ekzekutohen ose të qendrojnë në burg për vite të tëra.
Ahmed bin Abdulaziz ka qenë princi i kurorë, pra mbreti i ardhëm i Arabisë Saudite pas vdekjes së Salman bin Abdulaziz që udhëheq tani, por me një lëvizje të pakuptimtë, ky i fundit ndryshoi radhën e kalimit të kurorës duke vendosur djalin e tij si pasardhës.

Rregulli i deritanishëm i Arabisë Sauditë që prej themelimit ka qenë që kurora kalonte nga vëllai në vëlla pas vdekjes së themeluesit, por gjithçka ndryshoi pak vite më parë duke bërë që të hiqet nga lista Ahmed bin Abdulaziz.
Autoritetet e Arabisë Saudite ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar arrestimin e figurave të larta.