Një person është vrarë para pak orësh në Zllakuqan të Klinës. Policia ka treguar se lidhur me rastin janë arr*estuar 3 të dyshuar. Një person është vrarë në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës të premten rreth orës 18:20. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar vd*ekjen e vi*ktimës. Ai tha se lidhur me rastin janë arr*estuar 3 të dyshuar.
“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vd*ekjen e vi*ktimës. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi.