Arrestohen për “kumar” 3 persona nga Tetova dhe Shkupi!

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje mbrëma (02-prill) rreth orës 23:00, në një objekt hotelierik në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat B.H. (43) nga Tetova, pronar i objektit, F.B. (53) nga Haraçina e Shkupit dhe A.R. (56) nga Singeliçi i Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “kumar” e dënueshme në bazë të nenit 398 të Kodit Penal.

Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për ta do të përgatiten parashtresa përkatëse. Në të njëjtin objekt, gjatë kontrollit të kryer ndaj B.A. (34) nga Çairi i Shkupit, i është gjetur një thikë dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës në bazë të nenit 80 të Ligjit për armë.