Arrestohen një person nga Çairi i Shkupit, akuzohet për disa vjedhje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedh një hamburgeri dhe ndërlidhet me disa vepra penale.

“Më 18.01.2022 në ora 03:30 në Çair, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar M.F (31) nga Shkupi”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se po punohet në zbardhjen e disa vepra penale që ndërlidhen me personin e arrestuar. Ai dyshohet për vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe dy vepra penale “vjedhje e rëndë në tentim” dhe “dëmtim të sendeve të huaja”.

Nga policia theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.