Më datë 11.09.2024, rreth orës 22:30, zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Rogaçevë, kanë privuar nga liria N.F. (26) dhe M.H. (18), të dy nga Bojana e Shkupit, J.M.(27) dhe R.B.(23) nga Kopanica e Shkupit, pasi që u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.