Arrestohen katër persona në Turqi, dyshohen për spiunim politik

Autoritetet turke i arrestuan katër persona nën dyshimin për spiunim politik dhe ushtarak në dobi të Francës, publikoi “Dejli Sabah”.

Që të katër dyshohen për grumbullimin e informacioneve për punën e fondacioneve konservative, grupeve religjioze dhe Drejtorinë për Çështje Fetare dhe personelin e saj. Të dyshuarit kanë përdorur karta identiteti të rreme sikur janë agjentë të Shërbimit Kombëtar të Zbulimit (MIT) dhe kanë pohuar se grumbullojnë informacione për Daesh (SHI) dhe grupe të ngjashme terroriste.

Që të katër të arrestuarit do të gjykohen për spiunim politik dhe ushtarak.