Arrestohen hajnat nga Kondova e Shkupit, kishin kryer vjedhje të rënda në disa lokacione

Më 26.06.2024, oficerët e policisë nga SPB Shkup kanë provuar nga liria U.S.(23) dhe F.R.(24), të dy nga fshati Kondovë, Shkup, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”. Pas një urdhri paraprak nga Gjykata Themelore Penale-Shkup, nga oficerët e policisë nga stacioni policor Gjorçe Petrov u kryen bastisje në katër lokacione në fshat, te dy të arrestuarit dhe dy të mitur të tjerë, gjatë të cilave te U.S. u gjetën sende që rrjedhin nga vepra penale, si dhe sende me të cilat ishte kryer vepra penale.

Me të miturit u zhvillua një bisedë në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet një kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.Pa Censurë