Arre*stohen edhe 2 shqiptarë nga Kosova e 2 nga Maqedonia për su*lmin terr*orist në Vjenë

14 persona janë prangosur pas su*lmit terr*orist në Austri ku u vr*anë 5 persona dhe mbetën të pla*gosur dhjetëra të tjerë. Ndërkohë njëri nga autorët kryesor të su*lmit shqiptari Kujtim Fejzuli me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vr*arë pak minuta pas sul*mit.

Kujtim Fejzuli nuk kishte vepruar i vetëm. Ai kishte pasur bashkëpunëtorë në mesin e tyre edhe katër shqiptarë, dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut.

Në media janë publikuar fotografitë dhe identiteti i të dyshuarve të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia. Arijanit Feka i lindur në Reqan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.

Përpos Fekës i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist është edhe kosovari Kujtim Kadriu i lindur në Ferizaj. Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.