2 shqiptarë janë vënë në pranga në Haidari të Athinës. Sipas asaj që kanë publikuar mediat greke, atyre u janë gjetur në makinë 2 kallashnikovë. Armët u gjetën të fshehura në tapicerinë e bagazhit. Po ashtu shqiptarët kishin fshehur plumbat në kroskot. Deri më tani identitetet e shqiptarëve nuk bëhen të ditura. Të paqarta mbeten edhe rrethanat e ngjarjes dhe se për çfarë do t’i përdornin shqiptarët armët e zjarrit./tvklan.al