Arre*stohen dy qytetarë të Shkupit, ja cila është arsyeja

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë arr*estuar dy qytetarë të Shkupit që su*lmuan një nëpunës policor të dielën për, siç theksojnë, është shpërndarë video në rrjetet sociale dhe në publik janë plasuar konstruksione dhe gënjeshtra.

Ngjarja ndodhi më 4 tetor 2020, rreth orës 2.40 në rr. “Kosturski Heroi” para furrës, ndërsa pasi dokumentimit të plotë të rastit, siç informohet nga MPB-ja, do të ngriten akta*kuza të përkatëse kundër su*lmuesve të arr8estuar.
“Ngjarja është publikuar edhe në edicionin ditor të buletinit të cilin e publikon çdo ditë MPB-ja. Përkatësisht, dy nëpunësit policorë, duke kryer veprimtari patrullimi motorik në këtë rrugë, vunë re një person i cili nuk kishte maskë mbrojtëse, ndërsa gjithashtu ishte nën ndikimin e alkoolit, dhe i kërkuan atij letërnjoftim për ta identifikuar. Personi tha se nuk e mbante letërnjoftimin dhe filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorl, pas së cilës erdhën persona të tjerë, ndërsa njëri prej tyre e sulmoi fizikisht një nëpunës policor”, kumtoi MPB.

Personat u privuan menjëherë nga liria dhe u dërguan në Stacionin Policor Qendër, ku u përcaktua identiteti i tyre. Personi që nuk ka mbajtur maskë dhe është sjellë në mënyrë agresive është A.T. (20) nga Shkupi, ndërsa personi i cili e su*lmoi fizikisht nëpunësin policor është I.M. (22) gjithashtu nga Shkupi. Materiali i duhur zyrtar është përgatitur për të gjithë ngjarjen.
“Kushdo që su*lmon një nëpunës policor që kujdeset për sigurinë e qytetarëve, do të përballet me ligjin. Su*lmimi i një nëpunësi policor është vepër pe*nale serioze dhe veprime dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.