Arrestohen dy persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona nga Vushtrria për veprën penale ”Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Siç bëhet e ditur në komunikatë arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën ”Dëshmoret e kombit”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar.

”Gjatë kontrollit te personi i pare janë gjetur trembëdhjetë (13) qese të cilat dyshohet qe janë substancë narkotike- marihuanë, ndërsa te personi i dyte janë gjetur dy cigare e cilat përmbajtje e te cilave dyshohet që janë substance narkotike-marihuanë. Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i pare substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te pësoni i dytë 1-gram. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar,,, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën penale ”Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.