Arr*estohen dy persona për blerje të votave në Shkup

Siç njoftojnë nga policia, 59 vjeçari G.Z dhe 63 vjeçari A.S nga Shkupi rreth orës 14 janë arrestuar në lagjen Dame Gruev të Shkupit për shkak se kanë dhënë para në këmbim të votës në zgjedhjet lokale.
Personave që u kanë dhënë para në këmbim të votës, sipas policisë, u kanë marrë kopje të letërnjoftimeve.
Gjatë arrestimit atyre u janë gjetur para dhe sende të tjera.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal.