Nëpunës policorë të SPB Tetovë dje i kanë privuar nga liria B.M. (31) dhe N.M. (42) nga Tetova, informojnë nga MPB dhe shtojnë se ata dyshohen se së bashku me SH.SH. (35), gjithashtu nga Tetova, i cili është arrestuar më datën 10.03.2022, kanë qenë të përfshirë në mashtrime të cilat janë kryer në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit nga shtatori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime adekuate, njoftojnë nga MPB.