Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht rreth orës 12.00, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personat Sh.I. (57) dhe J.S. (50), të dy nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur he* roinë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë dhe pasi të dokumentohet rasti, kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate.