Arrestohen dy persona nga Kumanova, ishin duke transportuar migrantë nga Nepali

MPB ka njoftuar se më 01.10.2024 në orën 19:40 në fshatin Tabanoc,Kumanovë, në kryqëzimin drejt fshatit Llojan, policia nga Departamenti për Krimin e Organizuar në Kufij, Migracion, Të Huaj dhe Ri-pranimin në Kumanovë, ka arrestuar B.R. (41) nga fshati Matejç dhe Ll.L. (32) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes” me targa nga Kumanova, i drejtuar nga B.R. me pasagjer Ll.L., u gjetën dy migrantë nga Nepali. Është informuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet një ankesë përkatëse.