Arrestohen dy persona nga Gostivari, gjatë kontrollit të tyre u gjendet marihuanë dhe boks hekuri

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (04-janar) rreth orës 23.55 para hyrjes në Zdunjë të Gostivarit, kanë privuar nga liria personat E.E.(28) dhe F.M.(32) nga Gostivari për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata janë gjetë marihuanë dhe boks metalik. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.