Arr*estohen dy persona në Tetovë për shkeljen e të drejtave autoriale

Dje në periudhën prej ora 15:15 deri në ora 18:15, efektivët e policisë të SPB Tetovë – departamenti për kr*im ekonomik kanë pr*ivuar nga liria personat V.O. (33) dhe B.O. (53) nga Tetova për shkak të dyshimit se kishin kryer vepër pe*nale “shkelje e të drejtavet autoriale dhe të drejtat lidhur me të”, e dë*nueshme sipas Nenit 157 të Kodit Pe*nal. Gjatë ba*stisjes së kryer me urdhër gjykate në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të V.O. në rrugën “185” dhe në objektin biznesorë në rrugën e “Ilindenit” dhe rrugën “120” në Tetovë është gjet dhe me vërtetim janë konfiskuar pajisje të ndryshme që ai kishte përdorur për ritransmetimin e programeve televizive, gjegjësishtë përmes një portali special të rishitur IP-TV kanale për përdoruesit e interesuar.

Disa pjesë të pajisjeve të ndryshme dhe sende të tjera janë konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe mjediset e biznesit të B.O. i cili gjithashtu kishte përdorë portalet e televizionit IP për ritransmetimin e kanaleve vendore dhe të huaja dhe kishte përfitime joligjore, nga dy tetovarët janë konfiskuar Laptopët, shtëpiza kompjuterike, marrësit, USB, Android box dhe pajisje tjera. Pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të përgaditen parashtresa.