Arrestohen dy persona në Tetovë, ja për çka akuzohen


Dje (03-tetor) rreth orës 19:45, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.J. (43) nga Gostivari dhe Sh.F. (30) nga Çegrani i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, në veturën “Opel Zafira” me shenja regjistrimi të Gostivarit, në të cilën ishin transportuar, u gjet heroinë dhe një shkop bejsbolli. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohen parashtresat përkatëse.