Arr*estohen dy persona në Shkup, kanë vjedhur energji elektrike për bitcoin


Policët e Departamentit për Çështje Kr*iminale në Kisella Vodë, pas marrjes së urdhëresës gjyqësore, kanë ba*stisur një shtëpi dhe objekte të tjera në disa lokacione në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vj*edhje e rëndë”.

“Është kontrolluar në rrugën “Rilski Kongres” në shtëpinë e S.T. (67), dhe në rrugën “Aleksandar Bujunov” në dy shtëpi në pronësi të M.Z. (63). Gjatë kontrollit është gjetur një ar*më dhe pajisje të ndryshme për gërmimin e kriptovalutave (16 kreshta me 99 kartela grafike, 1 majner) me të cilat është vj*edhur energjia elektrike, gjë që është konfirmuar edhe nga përfaqësues të EVN-së”, njoftojnë nga MPB.
Në konsultim me Prokurorin Publik, mjetet do të konfiskohen, ndërsa personat do të mbahen në parabu*rgim dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse.