Arr*estohen dy persona në Shkup, ja për çka akuzohen

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë ditës së djeshme ka arr*estuar 43-vjeçarin V.Gj. dhe 31-vjeçarin N.T., të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “vj*edhje e rëndë”, ndërkaq gjatë kontrollit tek ta janë gjetur 600 gram amf*etaminë.

“Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes”, me targa të Shkupit, me të cilin po transportoheshin, janë gjetur disa sende të përshtatshme për kryerjen e veprave penale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e V.Gj., të kryer me urdhër të gjykatës, nga zyrtarë policorë janë gjetur dhe konfiskuar mbi 600 gramë amf*etaminë dhe sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale “vj*edhje e rëndë”. Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer me vendim gjykate në banesën ku banon N.T. janë gjetur sende që lidhen me një vepër penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.