Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa persona si të dyshuar për sulmin ndaj biznesmenit Ljupço Palevski.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se janë duke punuar për ta zbardhur këtë rast, por pa dhënë shumë detaje, përcjell Telegrafi Maqedoni..
Palevski u sulmua më 17 shtator në qendër të Shkupit.
Policia më pas njoftoi zyrtarisht se ai ishte sulmuar nga dy persona.
Pasi u largua nga spitali, Palevski akuzoi kryeministrin Zoran Zaev dhe ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, se ishin pas sulmit.
Ai tha se ka marrë kërcënime se do ta fusin në fuçi të kiselinës.