Arrestohen aktivistët Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha të organizatës ORCA

Janë arrestuar aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci pas aksionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik. Një njoftimin e ORCA-s, thuhet se ne u arre*stuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

“Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë. Ne u arr*estuam, por do të vazhdojmë lu*ftën kundër plagjiaturës!”, përfundon ORCA. /Telegrafi/