Arr*estohen 7 shtetase të Shqipërisë në Tetovë

SPB Tetovë në koordinim me Departamentin për kr*im ndërkufitar dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontroll në dy objekte hoteliere në Tetovë dhe rrethinë.

Sipas policisë shtatë shtetas të Republikës së Shqipërisë janë ndaluar në një nga objektet për shkelje të ligjit për të huajt. Nga SPB Tetovë shtojnë se ata janë ndaluar në stacionin policor dhe do t’u dorëzohen parashtresat përkatëse.