Mbrëmë (06-maj), gjysmë ore pas mesnate, në Palçishtë të Epërm të Tetovës, në rrugën lokale, zyrtarë policor të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat: A.U. (22), O.M. (24), I.H.(24), F.F. (24). ) dhe A.M. (21), të gjithë nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën “BMW” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.U., tek personi O.M. është gjet marihuanë dhe tek personi A.M. Është gjetë një thikë.
Pesë personat nga Tetova janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresa përkatëse në bazë të nenit 215 të Kodit Penal dhe nenit 80 të Ligjit për Armët.