Arre*stohen 5 persona në Shkup, ja për çka akuzohen

Dje në ora 20:00, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në Shkup kanë privuar nga liria A.A.(21) nga Shkupi, për shkak se gjatë bastisjes së banesës së tij në Kisella Vodës, me urdhër paraprak të gjykatës, u gjetën dhe u konfiskuan disa pako me marijuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje marijuanë.

Gjithashtu, M.P.(20), S.G.(22), V.S.(19) dhe P.G.(22), të gjithë nga Shkupi u gjetën duke përdorur drogë në banesën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.