Sonte (2 janar) rreth orës 03:10, në Mavrovë, nga ana e punonjësve policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë tp Brendshme Gostivar, janë ndaluar M.R.(19) dhe T.A.(18) nga Shkupi, të cilët janë denoncuar nga N.K.(18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti. Në të njëjtën kohë janë ndaluar S.E.(18) dhe G.H.(19), po ashtu nga Shkupi, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ndalimit të shokëve të tyre M.R. dhe T.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të akuzuarit do të pasojnë parashtresat përkatëse.